Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, viziton punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme Pas përfundimit të tubimit të dhunshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë të dëmtuar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga pjesëmarrës të maskuar, të cilët për më shumë se 14 orë sulmuan punonjësit e Policisë dhe vunë në rrezik sigurinë e tyre.