Vizion Plus
Hita viziton në spital policët e lënduar në protestë

Faqja origjinale nuk mund të shfaqet aktualisht brenda feeder, këtu mund të lexosh përmbledhjen e disponueshme:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, viziton punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme Pas përfundimit të tubimit të dhunshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë të dëmtuar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga pjesëmarrës të maskuar, të cilët për më shumë se 14 orë sulmuan punonjësit e Policisë dhe vunë në rrezik sigurinë e tyre. Drejtori Hita u uroi punonjësve të dëmtuar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij dhe të institucionit që drejton.
Butoni “Hap origjinalin” hap faqen e botuesit në një skedë të re, jashtë rrjetit feeder.
Instalo aplikacionin tonë dhe qëndro i informuar për ngjarjet më të fundit nga vendet dhe temat e tua.